Këngëtarja Nora Istrefi, sic ka treguar Prive muaj më parë, po bën këngë me këngëtarin Skerdi Ago.
Dyshja janë bashkuar në një duet, i cili pritet të lansohet shpejt ndërsa xhirimet e klipit kanë nisur.
Videospoti i këngës së tyre po xhirohet në Tiranë, ndërsa Nora Istrefi e ka bërë atë që di ta bëjë më së miri.
Pamja e saj është e pashoqe në këtë klip.
Istrefi e cila është edhe dizajnere e modës, ka zgjedhur të vesh një fustan ngjyrë vjollce në këtë klip, duke i ekspozuar këmbët e saj të tonifikuara në pah. /Prive.al