Klientet vjedhin Rezartën, ajo i nxjerr publikisht videon e momentit

By

Këngëtarja Rezarta Shkurta po vazhdon suksesshëm angazhimin e saj në biznesin e studios fotografike për fëmijë.

Të shumtë janë edhe fytyrat publike që zgjedhin të përjetësojnë përmes fotografive kujtimet e të shtrenjtve të tyre në periudha të ndryshme të rritjes.

Por, në mesin e klientëve ka edhe të tillë që krijojnë situata të pakëndshme shkruan Prive.al.

Rezarta në rrjete sociale ka publikuar video nga kamerat e sigurimit ky pas punës, klientet shihen duke vjedhur lule në oborrin e studios.

“Fatkeqësisht ka edhe kështu klientësh. Për 800 lekë të vjetra preferojnë të vjedhin. Ne si Hera Company po ia kursejmë identitetin publik” – është shprehur Shkurta në rrjetin social Instagram duke i bashkëngjitur pamjet e momentit.

Artikuj të ngjashëm