Klajdi sqaron se pse e votoi Florin me zero pikë në ‘Kënga Magjike’

By

Edicioni i sivjetmë i festivalit ‘Kënga Magjike’ ngjalli bujë mediatike që në start me një konkurencë të fortë artistësh, për t’u përmbyllur me sherrin mes Florit dhe Stines që eklipsoi përshtypjen e mirë që u krijua për një atmosferë pozitive mes kolegëve.

E votimi me pikë, përpos që degjeneroi në dhunë, një pjesë të publikut edhe habiti. Klajdi dhe Bruno, dy emra të Threedots Production, votuan Flori Mumajesin me zero pikë.

Tani kur gjakrat janë qetësuar, është vetë Klajdi ai që përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka sqaruar këtë vendim.

Me shpirt e zemer do ti kisha dhene piket maksimale , jo vetem per faktin e te qenit vllai im por edhe sepse mendoj qe ishte kenga me e bukur e festivalit ,kenga qe kishte aq shume shpirt , kenga qe te dhuronte aq shume emocion , pra `me fjale te vogla`ishte kenga fituese e ketij festivali gjithmone sipas mendimit tim , por jo vetem.Pikerisht per shkak te kesaj mardhenie ,per vete faktin se te gjitha mediat e shkruara dhe vizive kishin veteshpallur fituesin, vendosa te mos behem pjese e kesaj loje kaq te piset ,thashethemeve te tipit fiton Flori sepse ka futur gjithe njerezit e tij apo lobingjeve qe nuk kam fjale si ti quaj,vendosa te mos behesha pjese e gjithe kesaj shfaqje teatrale edhe pse u detyrova te mos isha vetvetja. – është shprehur ai në postimin ku ka vendosur foton ku shihet bashkë me Florin.

Mes të tjerash, ai falemnderoi fansat për përkrahjen që po e frymëzon të ecë përpara. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm