Robert Berisha është ai që zakonisht i bën lajka gruas së tij, këngëtares së njohur Nora Istrefi, por jo edhe Nora në anën tjetër.
Këngëtarja gjithmonë mbetet më e rezervuar sa u përket gjërave personale dhe nuk e kemi parë tek e komplimentin bashkëshortin e saj, deri më tash!
Berisha po përgatitej të shkonte në një mbrëmje muzikore, i veshur e i pispillosur e meqë ai bën palestër, kostumi në ngjyrë pastel po i përshtatej shumë këngëtarit, i cili po dukej jashtëzakonisht i pashëm.
“Goxha njëfarë burri e pata”, ka shkruar Nora, duke e lansuar një video të Robertit, në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al