Kjo shkon përtej të çuditshmes: Këngëtarja shqiptare i ka fobi binjakët!

By

Kemi dëgjuar çfarë s’kemi dëgjuar, por të kesh fobi nga binjakët, kjo është përtej të çuditshmes.

Por ja që ndodh.

Ditën e djeshme në “E diela shqiptare”, ishte e ftuar këngëtarja Evi Reçi e cila prezantoi këngën e saj “Dorëzohu” me të cilën do konkurrojë në “Kënga Magjike”.

Mirëpo përpara performancës, Evit iu bë një lojë me dy vajza.

Pasi këngëtarja mori vesh se ato ishin binjake zbuloi fobinë e rrallë, duke u shprehur se e ka problem sa herë sheh binjakë.

“Sa herë i shoh dy binjakë bashkë nuk arrij të përqendrohem. Ky është problem”.

E pyetur nga Arditi nëse do kishte një motër binjake, Evi tha: “Besoj këtë fobi nuk do e kisha, por nuk do ta doja një motër binjake”, shkruan Xing.al.

“Po nëse do të martoheshe me dikë që ka një binjak?”, i tha Arditi. “Do ishte tmerr”, u shpreh Evi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm