Fjolla Morina ndez skenën: Performancë “alla Brazil” në Këngën Magjike (VIDEO)

By

Nuk ka marrë pjesë më herët në ndonjë festival, ngase të gjitha projektet e saj të reja i kishte sjellë përmes videoklipeve.

Por ishte koha që Fjolla Morina t’i futej një kompeticioni me muzikën e saj.

Këngëtarja e ka zgjedhur festivalin më të famshëm në Shqipëri, “Këngën Magjike”, për të sjellë një këngë të re, me një interpretim atraktiv dhe interesant.

Fjolla kësaj here ka ardhur në bashkëpunim me reperin Blasta, “SHAKE”, dhe e shoqëruar me një numër balerinash në skenë, të cilat i qëndruan Fjollës prapa, me lëvizje braziliane.

E vet këngëtarja, kishte veshur një kostum që ngjanë me ato të karnavaleve atje, në ngjyrë të kuqe e të stolisur me shumë pupla përreth. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm