Jo më kot asaj i është mveshur epiteti si këngëtarja më fashion shqiptare.
Jonida Maliqi, po që ka shije të përzgjedh kostumet e saja dhe gusto jashtëzakonisht të shtrenjtë. Këngëtarja që preferon të vishet nga markat më luksoze botërore, së fundmi është prezantuar me një pallto të tipit pardesy, e cila kushton sa cimet e kokës.
Faqja shqiptare në Instagram What They Wearing, e ka publikuar çmimin e palltos nga Balmain të cilën Jonida e posedon në koleksionin e saj.
Kjo pallto Trench Coat e Balmain, kushton 2650 euro, mirëpo kjo s’është e tëra.
Çanta e saj nga Hermes e modelit Kelly, kap shifrën prej 10 e 400 eurosh!