Me punën e saj në fushën e grimit, Sellma Kasumoviq tashmë është shndërruar në pikë reference për shumë persona të pasionuar në këtë sferë.
Të shumta janë edhe fytyrat publike që i besojnë asaj për imazhin tash e sa vite por një këngëtare, bashkëpunimin me Sellmën e ka të kahmotshëm.
Besoni ose jo, Jehona Sopi i ka besuar duarve të grimeres që 13 vite më parë kur edhe kishte realizuar albumin e saj të parë në karrierë.
Këtë rrëfim, këngëtarja e ka shpalosur publikisht në rrjetin social Facebook ku në një shkrim të gjatë ka shprehur krenarinë për suksesin e fundit të Sellmës – atë të lançimit të linjës së produkteve kozmetike. /Prive.al/