Për vite të tëra ishte një prej këngëtareve më të pëlqyera të skenës muzikore shqiptare.
Por, me vitet që kaluan, ndërtimi i familjes i pamundësoi fokusin e mëtutjeshëm në karrierë Mira Kërqelit.
Këngëtarja nga Gjilani u zhvendos në Kanada me bashkëshortin dhe sot ka dy fëmijë, një vajzë e një djalë.
E pas shumë kohësh, Mirsa po kthehet me një projekt të ri, duet me një artist të gjinisë së kundërt.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kërqeli përmes fotove nga prapaskenat e xhirimeve.