Legjenda e muzikës amerikane, Dionne Warwick, ka folur me shumë sinqeritet e haptazi për muzikën e ditëve të sotme.
28 vjeçarja, krijuese e hitit “Say a Little Prayer”, i ka shprehur të gjitha mendimet e saja në intervistën e saj të fundit.
Ajo po ashtu është pyetur nëse pajtohet me faktin që Beyonce konsiderohet ikonë dhe cilësohet divë.
“E kam parë të rritet si artiste. Është e mrekullueshme që ajo ka krijuar atë që ka krijuar dhe është bërë ajo që ka dashur të bëhet. Jam krenare për të, mirëpo një Ikonë… nuk e mendoj”, është përgjigjur Dionne, transmeton Prive.