NIN me Alaudin Hamitin mbrëmjen që lamë pas solli një rrëfim të tre fëmijëve të aktorit të madh shqiptar, Rasim Thaçi – Cima, i cili ndërroi jetë sot një muaj.
Në një muaj pa Cimën, fëmijët e tij rrëfyen dimensionet si baba, aktor dhe përballjen e aktorit të papërsëritshëm me virusin COVID-19.
Adelina dhe Artani të cilit i kishin qëndruar pranë deri në momentet e fundit babait të tyre rrëfyen edhe kërkesën e fundit të Cimës që lidhej me ushqimin e tij të preferuar.
Cima përpara intubimit ka kërkuar fruta të detit.
Fëmijët e aktorit të ndjerë rrëfyen se ai nuk ka pasur pengje dhe shqetësimin e vetëm e ka pasur se si janë anëtarët e tjerë të familjes që poashtu ishin diagonistifikuar pozitiv në COVID-19.