Përderisa për një periudhë disa mujore ‘vuanim’ për foto të përbashkëta të çiftit Seldi – Mimoza tashmë është një periudhë tjetër!
Dyshja, të fejuar nuk po ngurojnë që në baza ditorë të ndajnë copëza nga përditshmëria e tyre përfshirë edhe postime në ora 2 pas mesnatës…
Një të tillë, Seldi e ka ndarë mbrëmë me ndjekësit ku shfaq Mimozën të dërrmuar thellë në gjumë dhe ekranin e llaptopit me fokus tek projekti i përbashkët i cili në pak ditë, ka kapur shifrën e një milion shikimeve.
‘Zgjohu se u bënë një milion. Shumë falemnderit të gjithëve. Një milion për katër ditë’ – shprehet në postimin e bërë këngëtari.
Në fakt, një sukses i tillë, përkundër se e ka zënë Mimozën në gjumë, pritej! Bashkimi i një çifti në projekt muzikor është gati çdo herë diçka atraktive për publikun. /Prive.al/