Jo rrallë herë përflitet se Sara Hoxha mund të ketë bërë ndërhyrje në fytyrë – por zakonisht janë thjeshtë thashetheme të pabaza.
Duke mos e pranuar si fakt që jo të gjithë i nënshtrohen ndërhyrjeve, një nga ndjekësit e pyeti Sara Hoxhën nëse ajo ka bërë botox.
Sara iu përgjigj pyetjes që i erdhi në inbox në mënyrë jo verbale.
Ajo bëri një selfie teksa po tkurrte muskujt në ballë duke treguar rrudhat që krijoheshin – po të kishte injektuar botox kjo do të ishte e pamundur.
Kështu që, për të gjithë dyshuesit e mëdhenj kjo foto le të jetë dëshmi. /Prive.al