Finalistët e Big Brother VIP Kosova janë prezantuar gjatë ditës me sfidën më të re, e cila kësaj radhe erdhi nga kompania gjigande “Prince Caffe”.
“Banorë, ‘Prince Caffe Shop’ ka një aktivitet tjetër për ju si finalistë të Big Brother VIP Kosova. ‘Prince Caffe Shop’ numëron gjithsej 16 pika, ku katër prej tyre ndodhen në vende të huaja si në: New York, Vjenë, Turqi dhe Gjermani”, u tha në njoftim.
“Secili nga ju do të zgjidhni një nga qytetet që janë printuar dhe hapësirat e zeza do t’i mbuloni me kokrra të kafesë ‘Prince Caffe’”, u tha tutje.