“Ende nuk jam zgjuar…”, Klea Huta flet pas dasmës

By

Në rivierën përrallore të jugut të bregdetit shqiptar me 5 qershor u zhvillua ceremonia e dasmës së Klea Hutës dhe Elgit Dodës.

Cifti, prindër të një djali, kurorëzuan dashurinë dhe jetën e tyre edhe me një dasmë të madhe të mbushur me shumë yje në mesin e familjarëve dhe mqive.

Ndërkaq, Klea akoma po jeton në emocionet e bukura të dasmës së saj që i ngjanin po një përralle.

Ajo ka ndarë edhe postimin e saj të parë pas dasmës në Instagram, duke përshkruar ndjenjat e saj.

“Mëngjesi i datës 5 qershor ishte zgjimi nga ëndrra më e bukur që kam parë ndonjëherë…

Ishte nga ato ëndrra që zgjohesh disa herë dhe i mbyll sytë sërish që ta vazhdosh sepse nuk dëshiron që të mbarojë…

Mendoj që ende nuk jam zgjuar nga kjo ëndërr dhe më duket sikur më duhet të vazhdoj akoma me planet e dasmës sepse dasma nuk ka ardhur ende…

Sot dhe në vazhdim mezi pres të ndaj me ju përjetimet tona…”, ka shkruar ajo në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm