Ka pak ditë që Ardian Bujupi ka publikuar këngën e tij “Supermodels”. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe erdhi sërish një tjetër klip nga artisti.
“Primadona” mban emrin produksioni i ri muzikor, i cili është poashtu në gjuhën gjermane, treg për të cilin kohëve të fundit është angazhuar goxha shumë.
Ajo, që bie në sy përpos këngës e klipit të kururar është edhe kanali në YouTube. Bujupi ka hapur një tjetër kanal në të cilin gjendet vetëm “Primadona”.
Arsyeja e dy kanaleve nga artisti akoma nuk dihet./Prive.al