Në listën e gjatë të këngëtareve që nënat i kanë pasur përkrah në çdo hap në karrierë, hyn edhe Adelina Berisha.
Deri në përfshirjen brenda familjes së On Records, nëna e këngëtares ishte krahu i djathtë në çdo hap. Bashkë në intervista, koncerte e studio.
Pavarësisht këtij fakti, zonja Valbonë deri sot nuk është njohur në publik meqenëse rolin e saj e ka luajtur në distancë prapa syve të publikut.
Është dashur dita e veçantë e ditëlindjes, që Adelina të na njoftoj me nënën e saj.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja i ka uruar çdo të mirë të shtrenjtës nënë e cila duket se ka trashëguar shumë tipare fizike tek e bija Edhe 100! /Prive.al/