Kim Kardashian ka pranuar se ajo në të vërtetë ka një motër të preferuar.
Kështu ka bërë të ditur vet ylli i njohur televiziv, në një intervistë të realizuar nga burri i saj Kanye West, botuar më pas në Vogue Arabia.
Megjithatë krahas kësaj, përgjigjia e 38 vjeçares ishte më shumë diplomatike sesa e drejtpërdrejtë.
Kjo pasi ajo shtoi se e preferuara motër e saj, varet nga dita.
“Ndryshon, ashtu si miqtë ose lidhjet që vijnë dhe shkojnë”, pohoi ajo.