Kishte nisur karrierën muzikore bashkë me Ledri Vulën në grupin Skillz, e që të dy bashkë kishin thyer zemrat e shumë vajzave.
Tashmë i kanë ndarë rrugët në muzikë, por të vazhdojnë të jenë të pëlqyer shumë nga vajzat.
Mirëpo Visar Shala ka vetëm një mbretëreshë. Në publikimet e fundit në profilin e tij në Instagram ai e ka prezantuar nënën e tij.
Meqë ai është besimtar i fesë katolike, këto ditë i ka kaluar pranë familjes duke u kushtuar atyre kohë nga agjenda e tij e ngarkuar.
Skivi asnjëherë deri më tash nuk e ka bërë publike asnjërën prej lidhjeve të tij, duke u treguar me publikun gjithmonë diskret rreth jetës së tij personale. /Prive.al/