Fillimisht do e mendonim se loçka e saj e re është Alisa, mbesa e porsalindur e këngëtares.
Por përgjigjja është negative. Nuk është ajo loçka e Shkurte Gashit.
Këtë epitet kaq të lezetshëm e që i thuhet kur me të vërtetë e ke përzemër një person, ajo ia ka mveshur një koleges së saj.
E as mendja nuk do na shkonte se ajo është këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila tash e sa kohë është larguar nga Kosova e nuk ka sjellë as projekte të reja.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, Shkurta është shfaqur bashkë me dafinën e e përqafuar, e aty e ka shkruar atë fjalë të ëmbël për të. /Prive.al