Kjo është gruaja së cilës i përulet Stresi (FOTO)

By

Vendin e nënës në këtë botë s’mund ta zërë askush. Kështu është edhe për reperin nga Shqipëria, Stresi, i cili është zgjuar herët në mëngjes për ta përcjellë të ëmën për në punë.

Se sa e rëndësishme është ajo për të, e tregon edhe me fjalët që i ka thurrur për nënën e tij në profilin e vet në Instagram, duke u shprehur se do t’i përulet derisa të vdesë.

“Çdo mëngjes e përcjell për në punë, ajo është dita ime e lindjes dhe deri sa të vdes do t’përulem nena ime askush s’mundet me marr vendin tënd”, ka shkruar Stresi në Instagram.

Përderisa nuk ka shumë kohë që është ndarë nga e dashura, mesa duket Stresi ka gjetur ngushëllim në krahun e nënës së tij.

Artikuj të ngjashëm