Kjo është gjendja e Selena Gomez pas daljes nga spitali psikiatrik

By

Pas më shumë se një muaj në trajtim, Selena Gomez është larguar nga spitali psikiatrik.

Një burim ka thënë për E!News se këngëtarja tashmë është “kthejllur dhe po ndihet shumë mirë, fizikisht dhe psiqikisht” duke shtuar se Gomez “është tashmë jashtë programit të trajtimit në Neë York dhe po ia del shumë mirë mbanë”.

Sipas të njëjtit burim, këngëtarja e shumë hiteve “do të konsultohet me profesionistët shëndetësor, pasi beteja e saj do të vazhdojë”.

TMZ raportoi se ndërsa ishte në trajtim, Selena Gomez ishte e përfshirë në terapinë dialektike të sjelljes, një lloj terapie që trajton çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor.

Më 10 tetor, u raportua se këngëtarja ishte shtruar për trajtim në spital psikiatrik, pasi ishte përballur me një “thyerje mendore emocionale”.

Ajo është shtruar në spital dy herë brenda dy javësh.  Hospitalizimi i parë erdhi në fund të muajit shtator pasi u tha se ajo “ka një numër shumë të ulët, alarmues të qelizave të bardha të gjakut”.

Më pas, ajo u lirua pas disa ditës. Në javën e parë të muajit tetor, ajo është hospitalizuar sërish, pas numrit shumë të ulët të qelizave të bardha të gjakut.

Tani që këngëtarja është në shtëpi, burimet e E! ka deklaruar se “Selan dëshiron të qetësohet për një kohë dhe nuk është gati të punojë akoma”.

Artikuj të ngjashëm