Tayna dhe Dafina e ‘djegin’ me ‘Bye bye’

By

Ende pa mbushur një javë nga bashkëpunimi me Kreshën dhe Lyrical Son, Tayna sonte ka publikuar këngën e re.

Fjala është për duetin ‘Bye bye’ me Dafina Zeqirin për të cilin Prive.al raportoi ekskluzivisht pak javë më parë.

Kënga që mban vulën e Cricket ka tekst të dy artisteve teka videoklipi tejet interesant dhe me shumë ngjyra është vizuelizuar nga Alban Selimaj.

E ndarë në dy pjesë brenda një projekti që zgjat katër minuta, kjo këngë në minutat e parë nga publikimi ka tërhequr interesim të jashtëzakonshëm, siç vërehet në komentet dhe shikimet në Youtube.

Ndiqeni të plotë më poshtë dhe na thoni përshtypjet tuaja për këtë hit të padiskutueshëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm