Kjo është e vetmja ndërhyrje që Shkurte Gashi ka në fytyrë!

By

Bukuria e saj natyrale është veçuar gjithmonë në mesin e këngëtareve shqiptare. Shkurte Gashi, ka të njëjtat tipare fytyre si një 17 vjeçare e si tani që është 34 vjeçare.

Këngëtarja e njohur që jeton në Zvicër, kujdeset maksimalisht për pamjen e saj dhe ka një ndërhyrje fare të vockël në fytyrë.

Gashi ka treguar vet se vetullat e saj po i bën tatuazh në mënyrë që ato të duken më të plota.

Ajo nuk e ka pasur problem që ta tregojë vet këtë ndërhyrje duke publikuar një video në Instagram gjatë procesit të microblading dhe kjo është për tu vlerësuar.

Gashi këtë verë ishte edhe në Kosovë ku zhvilloi një numër koncertesh, ndërsa kënga e saj e fundit e publikuar mbetet ajo me Flori Mumajesin “Si dikur”, ngase ende nuk ka lansuar ndonjë projekt solo e as bashkëpunim të ri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm