Kjo është e vërteta e relacionit mes Bleonës dhe Rozana Radit

By

I kemi parë teksa ‘ngacmohen’ me njëra-tjetrën me fjalë në spektaklin Your Face Sounds Familiar.

Nga gjërat e thëna në kontektsin e shakasë, mund të jetë dukur se Bleona dhe Rozana Radi nuk kanë një kimi të mirë me njëra-tjetrën por kjo përshtypje është totalisht e gabuar.

Kjo për faktin se është një histori e gjatë njohjeje e dyshes që duket se ka ecur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këtë e ka treguar vetë Rozana në një imazh nga festa e mbrëmshme në Prishtinë ku shihet përkrah Bleonës.

‘Ja kemi nisur bashkë muzikës.Ishim shumë pak në atë kohe.Kjo vajza për ata që se njohin është një mike e rrallë dhe njeri i shkëlqyer.Përtej shakave që bëjmë në YFSF unë e dua shumë për njeriun që është dhe që fama nuk e ndryshoj në raport me miqtë’ – është shprehur Rozana në postimin e saj.

Një miqësi për t’u pasur lakmi! /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm