Kjo është dhurata ultra luksoze nga i dashuri për Xhesika Berberin (FOTO)

By

Se ka të reja në jetën e Xhesika Berberit, kjo është kuptuar tash e disa muaj.

Postimet në rrjete sociale nga bukuroshja lënë të kuptohet se ajo ka nisur një romancë të cilën po e shijon shumë.

Që nga vera e vitit të kaluar, Berberin shpesh e shohim të mbuluar me trëndafila të kuq e madje ajo e shënoi edhe Shën Valentinin. Por, të gjitha dilemat i ka hequr me rastin e ditëlindjes.

Bukuroshja shqiptare që është krahasuar në vazhdimësi për ngjashmërinë me Gigi Hadid ka zbuluar dhuratën ultra-luksoze nga i dashuri i saj për 29-vjetor.

Një orë e firmës Patek Philippe, me gurë diamanti ka qenë dhurata për Xhesikën, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Në bazë të kërkimeve në internet, një orë e tillë e tejkalon shifrën e 60,000 dollarëve.

Brendi në fjalë është nga më luksozët dhe njihet për orën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë për shifrën e “çmendur” të 31 milionë dollarëve. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm