Dje Miriami bëri publik lajmin se ajo dhe Albani u bënë prindër për herë të dytë dhe Amelia e vogël tashmë u bë një motër e madhe.
Në një postim të gjatë ajo zbuloi edhe emrin e vecantë të vogëlushit, Duam dhe spjegoi edhe domëthënien prapa këtij emri të ëmbël. (Klikoni këtu për artikullin e plotë)
E sot me anë të një postimi tjetër në llogarinë e saj në Instagram, Miriami ndau me ndjekësit e saj që Duami i vogël kishte shkuar në shtëpi, ku motra e madhe Amelia e priste me një dhuratë.
Një tullumbace blu ku shkruante, “Me shumë dashuri motra jote Ameli.”
Një përshkrim i bukur i Mirimanit nuk mungon, ku thotë: “Miremengjes Bote. Mbusha nje dite! Mengjesin e tij te pare Duami u zgjua i qete, i buzeqeshur dhe i perkedhelur nga dashuria qe e rrethon.”