Kjo është datë e veçantë për Teutën e Adonisin, ja pse!

By

Ajo i kishte dhënë fund martesës së parë për të gjetur një dashuri edhe më të madhe sic e quan ajo Adonisin.

Teuta Krasniqi, njëra ndër aktoret më të mira që ka Kosova, sot feston një datë shumë të veçantë në jetën e saj.

Aktorja dhe bashkëshorti Adonis Morina, festojnë përvjetorin e parë të martesës së tyre e cila është bekuar edhe me ardhjen në jetë të së ëmblës Kaia.

Për këtë përvjetor aktorja ka pasur një dedikim shumë special për bashkëshortin e saj, duke i thënë se e do përgjithmonë.

“Një vit tjetër për të krijuar kujtime të paharrueshme bashkë, një vit tjetër për të zbuluar të reja gjëra dhe ta shijojmë shoqërinë e njëri tjetrit. I dashur do të kaloj një jetë të tërë duke të të dashur, duke u kujdesur dhe duke të të respektuar”, ka shkruar ajo ndër të tjera fjalësh të bukura. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm