Këngëtarja Mihrije Braha sot ka publikuar një projekt të ri.
Kënga është një baladë që i këndon një dashurie të humbur dhe zemrës së thyer.
Projekti është realizuar edhe vizualisht. Tekstin dhe muzikën e këngës së saj të re e ka realizuar Arsim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Astrit Halimi dhe Lul Vushtrria.
Ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al