Kjo është arsyeja pse Miriam Cani ishte gati t’i thotë JO koncertit të Alban Skënderajt

By

Javën që lamë pas, më saktësisht me 19-të qershor të këtij viti, këngëtari i famshëm shqiptar Alban Skënderaj, u kthye në Prishtinë për koncertin e radhës.

Në sallën 1 Tetori në kryeqytet, ai mbajti një koncert të madh që e titulloi “Hapësira e një ëndrre”, ku i këndoi të gjitha këngët e tija të shkruara ndër vite.

Dhe pavarësisht të gjitha këngëve, momenti më i rëndësishëm i mbrëmjes ishte ardhja e Miriam Canit në skenë dhe lajmi se dyshja po presin sërish një bebe.

Mirëpo, deri në momentet e fundit, ngjitja e Canit në skenë ishte diskutabile për një arsye shumë të rëndësishme që e shpjegoi Albani në një intervistë për Prive.

“Miriami është artiste por është edhe nënë. Nëse vajza jonë është mirë dhe gjithçka është në rregull vjen. Varet nga kjo çështje”, ka thënë Albani, duke e dëshmuar që Miriam është një nënë shumë e dedikuar ndaj vajzës së tyre Ameli, e cila shpejt do bëhet me motër ose vëlla…

 

 

Artikuj të ngjashëm