Përgjatë një viti, komuniteti i artistëve u dëmtua rëndë nga shpërthimi i pandemisë, dhe një numër këngëtarësh dolën publikisht për të kundërshtuar masat që merreshin në vazhdimësi.
Por në mesin e tyre nuk ishte edhe Meda, ai qëndroi i distancuar nga ankesat dhe kërkesat e shumë kolegëve.
I ftuar në NIN, Meda thotë se e njëjta situatë ishte për të gjithë dhe duhej pajtuar me fatin.
“Ku ka qenë fati, jo veç i imi, por i një populli të tërë. I botës. Unë jetoj në Gjermani më shumë se në Kosovë, dhe atje masat janë më të rrepta se këtu”.
Ndiqni të plotë intervistën në videon e mëposhtme. /Prive.al