Në një epokë si kjo ku kryefjalë janë dietat, kujdesi ndaj lëkurës dhe palestra. Kjo sa vije e bëhet më e shprehur tek të famshmit.
Por aktorja e njohur Jennifer Lawrence, thotë se asnjëherë nuk ka mbajtur dietë ngase nuk mundet.
“Gjithmonë jam menduar se çka do të bëja po të më duhej të hyja në ndonjë dietë për një film, të isha e uritur tërë kohës. Këtë nuk e kam bërë kurrë. MË kërkuan që të humbja peshë për filmin “Hunger Games”, por nuk munda të punoj përderisa mbaj dietë. Isha e uritur tërë kohën dhe më duhej shumë energji”, ka thënë Lawrence.
Kësaj here ajo paraqitet në kopertinën e revistës së famshme Vanity Fair në numrin e ri që do dali në muajin Mars.
Për këtë revistë, ajo ka folur edhe për lidhjen e saj me ish të dashurin, producentin dhe regjisorin Darren Aronofsky për të cilin thotë se e ka shumë mik të mirë. /Prive.al