Ritmi i jetës së sotme dhe problemet e shkaktuara nga kequshqyerja kanë ndikuar që viteve të fundit të ngritet sensibilizimi mbi rëndësinë e vakteve të shëndetshme.
Çdo ditë e më shumë, orientimi po shkon drejt të ushqyerit në mënyrën më të mirë për trupin por edhe mjedisin.
E për të gjithë veganët në kryeqytet dhe jo vetëm, tash e disa javë jeta është bërë më e “lehtë”.
“Soul Bar Vegan & More” është një prej adresave të reja të hapura së fundmi në Prishtinë ku ofrohet një spektër i gjerë i specialiteve vegane, përfshirë edhe desertet me një shije unike që nuk duhet lënë pa provuar.
Lokali i hapur në rrugën “Hajdar Dushi” duhet të jetë pa dyshim ndalesa juaj në ditët në vazhdim. Shëndetshëm e shijshëm! Na falënderoni më vonë!