“Kisha stres, nuk u kujdesa për kilogramët” – Almeda Abazi rrëfen përvojën e pashoqe të pritje së ëmbël

By

Ish-Miss Shqipëria,tani aktore e këngëtare – Almeda Abazi prej 9-muajsh po jeton periudhën më të bukur të jetës së saj në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë, ndërsa ka rrëfyer se si ka ndryshuar trupi i saj këto kohë.

“Kanë qenë muajt më të shenjtë të jetës time, nuk di të përshkruaj atë që ndjej. Besoj se vetëm nënat më kuptojnë, por di që tashmë Efehan i ka dhënë e do t’i japë një tjetër kuptim jetës sime”, ka thënë Almeda.

View this post on Instagram

could not ask for more… 🐿

A post shared by Almeda Abazi Sayışman (@almeda92) on

“Ndryshimet në trup nuk më kanë interesuar që në momentin e parë kur kam dëgjuar rrahjet e zemrës në ‘ultrasound’. Me thënë të drejtën nuk jam kujdesur asnjë ditë, doja vetëm të shijoja këto muaj duke mos u shqetësuar për kilogramët dhe ndryshimet në trup. Kilogramët hiqen, por këto muaj të shenjtë nuk i kthen dot”.

“Sigurisht që ka shumë stres dhe panik sidomos 3 muajt e parë, pasi është shtatzënia ime e parë dhe do ketë akoma deri në momentin e fundit (megjithëse më thonë që pas lindjes do ketë akoma më shumë stres si proces). Shpresoj t’ia dal”, është shprehur Almeda në një intervistë për revistën shqiptare  “Who”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm