Nuk do njihet vetëm si reper – Ledri Vula paralajmëron film të vetin

By

Rep artisti i famshëm kosovar Ledri Vula, ka folur në emisionin Nd’rrimi i Natës për dashurinë e tij të dytë, filmin.

Vula i cili ka një diplomë universitare për regji filmi dhe po ashtu ka një notë të lartë mesatare, në emisionin Nd’rrimin e Natës, si mysafir i Alaudin Hamitit të hënën, ka rrëfyer pse e do filmin aq shumë.

Madje ai ka thënë se do bëjë një film të tijin ku do e shpalosë talentin prej regjisori.

“A ke menduar të realizosh një film tëndin?”, e pyet Hamiti gjatë intervistës…

“Gjironi total. Kuadrat duhet të marrin frymë. Të gjithë shohim filma për argëtim, por një regjisor e sheh ndryshe. Nuk mundem pa e realizu një film, ia kam borxh profesorit tim Isa Qosjes sepse më ka shkolluar. Filmi është arti më i madh”, ka thënë Vula.

Artikuj të ngjashëm