Çfarë nuk bën politika e bën muzika! Era Istrefi ndër këngëtaret më të dëgjuara në Rusi

By

Ca javë më parë këngëtarja e famshme shqiptare Era istrefi, solli një bashkëpunim me një artist të cilin s’do e priste askush.

Bëhet fjalë për Eldzhey, një emër i ri në muzikë që po korr sukses ndërkombëtar e që vjen nga Rusia.

Image result for eldzhey era

Era me reperin rus kanë lansuar këngën e përbashkët me titullin “Sayonara”, ndërsa kënga është e publikuar vetëm në versionin audio dhe pa videoklip, ndërsa kënga është lansuar në platformën Apple Music megjithatë edhe në Youtube në kanale të tjera e jo në atë të Erës.

Dhe kjo këngë po del të jetë në mesin e top 5-së këngëve më të dëgjuara në Rusi.

Këngëtarja Istrefi dhe artisti rus, madje e kanë kaluar me pozicion edhe bashkëpunimin e famshëm të Camila Cabellos me Shaën Mendes “Senorita”, një super hit që po dëgjohet në mbarë botën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm