Bukuroshja shqiptare Aurela Hoxha, krahas jetesës së saj, gjithmonë në media është komentuar për pamjen e jashtme, respektivisht ndryshimet në fytyrë.
Dhjetëra aludime janë ngritur për ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë e trup por të paktën për shumicën e pjesëve të përfolura, më nuk do ketë dilema.
Kjo për faktin se një kirurg, të cilin Aurela e priti me qëllim, e ‘testoi’ bukuroshen direkt në televizion.
Ai preku hundën e saj, të pasmet dhe barkun për të konstatuar a i ka hequr brinjët dhe në tre pjesët, ai deklaroi se bukuroshja nuk ka intervenuar.
Aurela është shprehur se vetëm buzët i ka të bëra teksa ka mohuar edhe ndonjë mbushje eventuale të mollëzave pavarësisht se të paktën me sy të lirë, kjo është përshtyja që lind në momentin e parë.
Modelja dha mesazh për vajzat që të mos kërkojnë tutje të bëjnë operacione duke u thirrur në format e Aurelës meqenëse format e saj trupore dhe fytyrën përjashto buzët, i ka krejtësisht natyrale. /Prive.al/