Fansat e “Game of Thrones” janë të tmerruar nga ideja se diçka mund t`i ndodhë Daenerys Targaryen apo Jon Snow. Teksa janë transmetuar vetëm dy seri nga sezoni final, ka shumë teori dhe diskutime se si do të përfundojë beteja mes jetës e vdekjes në GOT.
Por ndalemi tek Emilia Clarke që luan Daenerys dhe Kit Harington që luan rolin e Jon. Dyshja po aq mirë sa i janë përshtatur roleve dhe çiftit që bëjnë në serial, po aq shumë përshtatën edhe në jetën reale.
Edhe pse Kit është i martuar me Rose Leslie, aktore me të cilën u dashurua në këtë serial, (luante rolin e Ygrite), Emilia ka marrëdhënie shumë të ngushta me të. Po ashtu edhe me Rose.
Ndërsa presim serinë e tretë të dielën, hidhuni një sy momenteve më të bukura të Emilias dhe Kit, jashtë kamerave të GOT.