Kim paditë krijuesit e një aplikacioni për 10 milion dollarë

By

Vetëm kur menduam se Kim Kardashian ndoshta nuk mund të bëhej më e pasur, natyrisht, të gjithë ishim jashtëzakonisht të gabuar.

 

Ka të ngjarë që Kim do ta shtoj pasurinë e saj edhe me 10 milion dollarë të tjera në llogarinë e saj tashmë të pafund bankare, sepse ajo po përgatitet të padisë një aplikacion të bukursië që përdori imazhin e saj pa lejen e saj.

Sipas një raporti të TMZ, Kim është duke ngritur padi kundër iHandy Ltd, si prodhuesit e aplikacionit Sweet Camera. Ky ëhtë një aplikacion i njohur që lejon përdoruesit e tij të manipulojnë tiparet e tyre të fytyrës dhe të aplikojnë filters për të kapur selfie të përsosura, pa të meta.

 

Por, pavarësisht gjithçkaje që Sweet Camera duhet të ofrojë përdoruesve të saj, ata morën një nga fotot në Instagram të Kim, të cilat ajo i përdorte për të promovuar linjën e saj të bukurisë, KKW Beauty, për të promovuar aplikacionin e tyre. Gjë kjo që shkel të drejtat autoriale.

 

10 milion dollarët për të cilët Kim po paditë do të përfshijë koston e licencimit të fotografisë së saj dhe përdorimin e imazhit të saj. Përveç kësaj, Kim po kërkon gjithashtu që kompania t’i paguajë asaj para ose fitime që iHandy bëri nga përdorimi i fotografisë së saj për të promovuar aplikacionin Sweet Camera.

 

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm