Ylli reality show Kim Kardashian, ka thënë se do i nënshtrohet provimit të avokatisë në Kaliforni gjatë vitit 2022.
Në një intervistë për revistën Vogue, ka thënë se ka pritur goxha gjatë për këtë vendim ndërsa ka rrëfyer se ka nisur të punojë për një firmë avokatie në San Francisco gjatë verës së kaluar. Që nga ajo kohë Kardashian ka nisur të punojë me avokatë e aktivistë për reforma në drejtësinë kriminale.
Ndërsa tani, ajo thotë se nuk e ka aspak të lehtë këtë proces, ngase në katër vitet e ardhshme do i duhet të studiojë 18-të orë në javë, derisa është nënë e tre fëmijëve dhe ka shumë punë.
Ajo madje ka sqaruar se pavarësisht që është një grua e privilegjuar, profesorëve nuk iu intereson se kush është dhe se po mundohet të studiojë natën, pasi t’i ketë vënë fëmijët në gjumë e pasi t’i ketë kryer punët gjatë ditës.
Madje, i ka inkurajuar që të gjithë që ta ndjekin ëndrrën pavarësisht se sa e lodhshme është dhe sa shumë kohë u merr rruga drejt realizimit të ëndrrave. /Prive.al