Kim Kardashian nuk do një lidhje të re sepse ka diçka që e shqetëson

By

Në shkurt të këtij viti Kim Kardashian dhe Kanye West u divorcuan pas 7 vitesh martesë.

Javë më vonë u bë i ditur lajmi se reperi ka nisur një lidhje të re romantike me një modele. Bëhet fjalë për Irina Shayk, nënë e një fëmije.

Por, Kim Kardashian nuk ka ndërmend të nisë një lidhje të re, të paktën për një kohë të gjatë.

Një burim pranë Kim tha për “Us Weekly” se ajo shqetësohet se ndoshta meshkujt nuk dëshirojnë të jenë pranë saj, duke pasur parasysh sa publike ishte lidhja e saj me Kanye West. “Ajo nuk është përqendruar në takime romantike në këtë moment, sepse shqetësohet se djemtë nuk do të duan të dalin me të për shkak se marrëdhënia e saj me Kanye ishte shumë publike”, u shpreh burimi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm