Artistja shumëdimensionale Tayna, vijon të mbetet mes personazhesh më të komentuara të estradës.
Suksesi me këngët e fundit, që theu kufijt shqipfolës mbetet i padiskutueshëm.
Në klipin e saj, “Folem Pak”, artistja u shfaq me një veshje dhe skena që sjellin një frymë të ngjashme me paraqitjen e Kim Kardashian nga koleksioni i fundit i “Dolce & Gabbana”.
E duket se Kim është inspiruar pikërisht nga Tayna – kështu të paktën lë të kuptohet sensi i kohës.
Megjithatë, nuk është diçka e re që familja Kardashian të jetë e përfshirë me emrin e Taynës.
Kujtojmë se gjatë verës Kylie dhe Khloe shpërndanë këngën “Si ai” të Taynës në mediat sociale, duke shprehur kështu vlerësimin e tyre karshi artistes kosovare.