Këngëtarët, Kida dhe Ermal Fejzullahu janë bërë bashkë për të sjellë një bashkëpunim të radhës.
“Fiksim” është projekti që ka bërë bashkë Kidën e Ermalin, derisa i njëjti do të publikohet shumë shpejt.
Lajmin e bëri të ditur Kida përmes një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit.
Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre i para katër vjetëve – “Tela”, ishte një nga hitet më të mëdha ndonjëherë në diskografinë shqiptare të muzikës – i njëjti numëron mbi 111 milionë klikime në YouTube.