Khloe Kardashian rrëfeu se kishte bërë tre teste të ADN-së për djalin e saj Tatum pasi pranoi se ai dukej njësoj si vëllai i saj Rob Kardashian.
Themeluesja “Good American” dhe Tristan Thompson e sollën në jetë Tatum-in përmes një nënë surrogate dhe ajo mbeti e habitur kur pa ngjashmëritë e habitshme me vëllain e saj, si dhe babain e saj të ndjerë.
Kardashian tha se ajo bëri tre teste të ADN-së pasi Tatum mund të ishte me shaka “djali i Rob-it”.
“Djali im duket njësoj si vëllai im dhe vëllai im është një nga njerëzit e mi të preferuar”, tha ajo.
“Djali im është një vit e gjysmë, dhe ai është sarkastik, dhe babai im kishte një sens humori të thatë, budallaqe dhe të çmendur. Janë vezullimet e babait tim në Tatum. Më duket se kjo është shumë e çuditshme”, shtoi ajo.
Kardashian vazhdoi: “Për shkak se ai ishte një fëmijë IVF, ose një foshnjë surrogate, unë thashë: ‘Rob, a ke dhuruar ndonjëherë spermë diku?’. E detyrova Tristanin të bënte tre teste të ADN-së për Tatum-in, ai ishte aq i ofenduar”.
“Në këtë familje, kjo nuk do të më befasonte, por do të ishte kaq e neveritshme”, përfundoi Khloe.