Thuajse gjithmonë ajo tërheq shumë vëmendje me veshjet që zgjedh, qoftë gjatë paraqitjes në emisionin e saj të përjavshëm Prive, qoftë sa për të dalë për një gotë a kafe.
Liberta Spahiu njihet për stilin e saj sportiv dhe jo shumë ekstravagant, dhe veshjet i ka të trendeve të fundit e të markave të njohura botërore.
Ndërsa në mesin e të gjitha veshjeve, vëmendje mori me xhinset e fundit që ka blerë.
Xhinset janë veshur edhe nga plot të famshëm të tjerë ndërsa mund t’i gjeni edhe në shumë modele të tjera në faqen e tyre në Instagram.
Ajo që të tërheq është mbishkrimi që figuron në xhepin e pasmë të xhinseve ku në anglisht thuhet: “Something like this, but not this” – e që në shqip do të thotë: “Dicka si kjo, por jo kjo”. /Prive.al