Këto thënie ju inspirojnë ta doni vetveten

By

Ndonjëherë është shumë e lehtë t’i duash të tjerët – por e vështirë për shumë njerëz është ta duan vetveten..

Por, siç kanë treguar edhe shumë figura të mençura përgjatë viteve, faktikisht vetëm atëherë kur mësoheni ta pranoni dhe të gëzoheni me esencën tuaj do të mundeni ta gjeni paqen e mendjes për të qenë vërtet prezent për të dashurit tuaj.

Kujdesi për veten është themeli i forcës dhe stabilitetit tuaj, pa të cilat nuk i duheni askujt.

Në mënyrë që të bëheni të suksesshëm në çfarëdo aspekti të kësaj jete, fillimisht ju duhet të besoni se e meritoni të ekzistoni.

Prandaj, më poshtë jua sjellim disa prej thënieve të cilat ju inspirojnë që ta doni vetveten.

– “Miqësia me vetveten është shumë e rëndësishme, sepse pa të asnjë njeri nuk mund të bëhet miq me askënd tjetër në botë” – Eleanor Roosvelt

– “Asnjëherë mos e bëni dikë prioritet, kur për të jeni vetëm opsion” – Maya Angelou

– “Detyra juaj nuk është ta kërkoni dashurinë, por thjesht t’i kërkoni dhe t’i gjeni të gjitha barrierat brenda vetes të cilat i keni ndërtuar kundër dashurisë” – Rumi

– “Kur e nënvlerësoni atë çfarë bëni, bota do ta nënvlerësojë atë se kush jeni” – Oprah Winfrey

– “Nuk do ta lë askënd të ec përgjatë mendjes sime me këmbët e tyre të ndyra” – Mahatma Gandhi

– “Derisa ta vlerësoni veten, ju nuk do ta vlerësoni kohën tuaj. Derisa ta vlerësoni kohën tuaj, ju nuk do të bëni asgjë me të” – M. Scott Peck

– “Mos e pyetni veten se për çfarë ka bota nevojë, por pyeteni veten se çfarë ju bën të ngjalleni. Pastaj bëjeni atë. Për shkak se botës i nevojiten njerëz të cilët ngjallen” – Howard Washington Thurman.

Artikuj të ngjashëm