Këto janë produktet e fytyrës të cilat nuk keni nevojë t’i blini të shtrenjta

By

Ne nuk duhet të kursehemi në produktet e fytyrës, por në anën tjetër janë disa produkte për të cilat nuk kemi nevojë të shpenzojmë shumë.

-Mos kurseni para në këto produkte:

Kremi i natës, serumi i fytyrës, kremi për poshtë syve, janë tri produkte të të dizajnuara për qëllime specifike. Qëllimi i tyre është të përmisojnë gjendjen e lëkurës, stimulojnë prodhimin e kolagjenit, të zvogëlojnë pamjen e rrudhave dhe të rregullojnë tonin e fytyrës. Produktet që janë më të shtrenjta sjellin efekt më të mirë sepse përmbajnë më shumë substanca  aktive dhe shëruese. Blini produkte që përmbajnë vitaminë A dhe E, acid hualuronik, enzimën Q10, ekstrakt kamomili.

Fondatina, pudra, hijet e syve dhe buzëkuqi janë po ashtu produkte kualiteti i të cilave shkon me çmimin. Këto produkte jo vetëm na bëjnë të dukemi më bukur po kanë edhe tipare shëruese. Blini produkte që përmbajnë vajra kozmetikë, minerale dhe vitamina.

-Ju mund të kurseni para në këto produkte:

Pastruesit e grimit, maskat e fytyrës dhe skrubet e fytyrës nuk ka nevojë t’i blini të shtrenjta. Një produkt i thjeshtë mjafton të kryejë punën e vet, si pastrimin e grimit, papastërtive dhe pluhurit nga fytyra.

Shampo, zbutësit e buzëve dhe maskara, poashtu janë produkte të cilat nuk ka nevojë të rëndojnë kuletën tuaj. Edhe shampoja më e lirë e kryen punën njëjtë si një shampo e shtrenjtë. As maskara nuk është e domosdoshme të blihet e shtrenjtë, mund të gjeni maskara me çmime mesatare edhe në dyqanin lokal ku jetoni. Por pa marrë parasysh sa shpenzoni në maskara kini në mëndje se ajo duhet të zëvendësohet çdo tre muaj.

 

Artikuj të ngjashëm