Gushti pothuajse është duke shkuar drejt fundit, por kjo nuk do të thotë se kanë përfunduar prurjet muzikore nga artistët.
Shumë emra të njohur kanë përfunduar projektet e reja dhe do të lansohen në ditët në vazhdim.
Ledri e Majk kanë të finalizuar të gjithë projektit, njëjtë sikurse edhe Capital T që ka paralajmëruar klipin e ri.
Ronela Hajati është në mëdyshje të publikimi të “Aventura” edhe pse ka përfunduar edhe spotin.
Soni Malaj është në finalizim e sipër të klipit të saj të parë për këtë verë, teksa Zaimina do të nis punë për këngën e dytë pas “Vetes” që solli para pak dite.
Fero do të vij në bashkëpunim me Capital Bra e po ashtu edhe me reperët e Gjilanit.
“Kriminele” mban titullin projekti i Skivit që vjen në trio e teksa Nora është bëra bashkë me Butrint Imerin për një bashkëpunim.
Yll Limani ka xhiruar edhe klipin e “Buzt e kuqe” që do të lansohet shumë shpejt.
Dafina po ashtu ka treguar se do të vij një klip më interesant nga imazhet me veshje tradicionale.
Po ashtu Kida ka xhiruar projektin e ri në Ulqin e teksa nuk do të mungoj pa prurje edhe 2Ton.
Por, krejt këtyre i paraprin Tayna me projektin e ri “Qe qe” që lansohet pas pak ditësh./Prive.al